
Analisti Shpëtim Nazarko në MCNLive ka komentuar skandalin me ish- zyrtarin e FBI-së dhe dyshimet e përfshirjes së kryeministrit Rama në këtë çështje. Ai tha se nuk mund të analizojë diçka të tillë pa parë reagimin dhe fjalimin e kryeministrit Rama.
Sipas tij, nëse vërtetohet se këto para nuk janë histori të dy njerëzve që kanë bërë biznes për vite të tëra atëherë kjo histori mbetet aty dhe se komponenti që lidhet me ne është origjina e këtyre parave dhe roli i kryeministrit në këtë histori.
Shqipëria është përfshirë në ethet e ‘big brother’ paradite ja fut me Luizin dhe pasdite me këtë. Janë përhapur shumë historira të tilla në vende të tjera ku një shqiptar që arrin të korruptojë shërbimin më të sofistikuar të botës dhe çdo shtet e paraqet në favor të vet, por ne kemi hallin tonë dhe unë si gazetar investigativ nuk do guxoja të bëja analizë serioze pa dëgjuar reagimin dhe fjalimin e Ramës sepse besoj se fjalët e tij do të jenë serioze të paktën se si do e analizojë ai situatën. Ajo që mund ta përmbledh është kjo siç mund të mendohet në largësi sepse përfundime një gazetari investigativ nuk i lejohet, por nëse vërtetohet se këto para nuk janë histori të dy njerëzve që kanë bërë biznes për vite të tëra atëherë kjo histori mbetet aty. Komponenti që lidhet me ne është origjina e këtyre parave dhe roli i kryeministrit në këtë histori. Rama duhet të interesohet për këtë histori.
Më tej ai shtoi se ne duhet të jemi serioz në një pikë sepse nëse Amerikës i janë dashur 6 vjet ta filmojnë dhe verifikojë, televizionet tona plasin pa pasur ‘pushkën’ në xhep. Ai tha se nisja e hetimeve nga SPAK është një hap pozitiv dhe se nuk mund ta fajësoj kryeministrin Rama pa e dëgjuar atë.
Amerikanët që janë shteti më i sofistikuar i duhen 6 vite ta kontrollojnë dhe verifikojnë ne me çfarë guximi dalim në media dhe e plasim pa pasur ‘pushkën’ në xhep. Nuk është çudi që ekspertë të FBI të bëjnë të tilla gjëra por ajo që më intereson mua është se nuk them dot gjë pa dëgjuar fjalimin e kryeministrit. Në këtë histori më ka bërë përshtypje një gjë, ky njeri nuk është akuzuar ai që ka dhënë paratë, Agron Neza. Ajo që shoh unë nga indiciet e drejtpërdrejta është se 3 ditë para se ai të takonte Ramën, Birn i ka rënë çështjes së Nik Muzinit, pra nuk e ka hapur Rama. Nuk mund të fajësoj kryeministrin pa e dëgjuar dhe pa marrë detajet që vijnë nga ai. Rama nuk është nga ata njerëz që mund t’ja hedhësh lehtë, ai mund të të përdorë por jo ta përdorësh. Nisja e hetimeve nga SPAK për mua ëhstë një hap i parë serioz dhe nqs kryeministri Rama pasnesër jep llogari se çfarë është kjo atëherë ne duhet të fillojmë të diskutojmë seriozisht por me këtë çështje të ‘big brother’ paradite luizin dhe pasdite këtë ‘big brother’ tjetër nuk mund të komentojmë.



