
“Çdo krizë hap rrugën për liderët e vërtetë. Ndërsa zoti Berlusconi është nën ndikimin e vodkës ruse në shoqërinë e 'pesë miqve të Putinit' në Evropë, Giorgia Meloni demonstron se cilat janë parimet dhe kuptimi i vërtetë i sfidave globale. Secili zgjedh rrugën e vet.”
Ukraina ka zgjedhur t’i përgjiget në italisht liderit të Forza Italias, Silvio Berlusconit, i njohur për miqësinë me presidentin rus, Putin.
Postimi u bë në Tuiter nga Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.



