Katër persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e përmbytjes së një anije me emigrantë tunizianë.
Farid Bin Ja, një zëdhënës i një gjykate në Mahdia dhe Monastir deklaroi se nga 30 emigrantë që ishin në anije vetëm shtatë prej tyre ia kanë dalë të shpëtojnë.
Anija u përmbys dje në mëngjes pranë bregut të Sheba, në provincën Mahdia, e cila kufizohet me ato të Sousse dhe Monastir, tha një prej emigrantëve. Provinca e Mahdia është vetëm rreth 140 km nga ishulli italian i Lampedusa.



