Zbulohet mozaiku i restauruar, Drishti: Do t’u rezistojë edhe 50 viteve të tjera

Zbulohet mozaiku i restauruar, Drishti: Do t’u rezistojë edhe 50 viteve të tjera

Është zbuluar sot pasdite mozaiku i resturuar i Muzeut Historik Kombëtar. E ndërtuar në vitin 1982, vepra shfaqi nevojën për ndërhyrje, e cila u realizua përmes një projekti të BE për kulturën, me kosto 1 milion euro dhe kohëzgjatje 22 muaj.  

Studiuesi i artit, Ylli Drishti, thotë se mozaiku paraqet Shqipërinë në disa kohë.

Është mozaiku më i madh në Shqipëri. Është përuruar njëkohësisht me Muzeun Kombëtar. Autorët kanë bërë një sintezë të historisë së Shqipërisë, duke nisur me ilirët, mesjetën, Luftën e Dytë Botërore dhe pjesën tjetër me figura simbolike. Kjo ka qenë zgjidhje e zgjuar e autorëve. Për shkak të përmasave ka pasur vështirësi që grupi i ka kaluar me sukses. Është një vepër që do t’i rezistojë kohës. Është me ngjyra të gjalla, është një kryevepër e arteve pamore në gjininë e mozaikut.

Sot materialet janë të tjera nga ato të kohës kur u ndërtua. Përderisa me ato të vjetrat i rezistoi kohës 40 vjet, mendoj se edhe për 50 vjet të tjera do ta kemi njësoj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy