Pesë vendet ku njerëzit jetojnë më gjatë

Pesë vendet ku njerëzit jetojnë më gjatë

Prej shekujsh, njerëzit kanë kërkuar “burimin e rinisë së përjetshme”. Megjithatë, edhe pse shkenca nuk ka arritur të gjejë sekretin e jetëgjatësisë, statistikat tregojnë vendet ku njerëzit jetojnë më gjatë se mesatarja botërore (71 vjeç). Secili prej këtyre vendeve ka “sekretin” e vet të vogël të jetëgjatësisë.

Japonia

Me një jetëgjatësi mesatare prej 83 vjeç, Japonia, sidomos pjesa e jugut, konsiderohet si “vendi i të pavdekshmëve”. Studiuesit mendojnë se arsyeja kryesore është dieta ushqimore, e cila përmban qumësht soje, patate të ëmbla dhe shumë peshk. Japonezët bëjnë një jetë sociale që është konceptuar në grupe të ndërtuara në bazë të interesave dhe pasioneve, gjë që redukton ndjeshëm stresin.

Spanja

Dieta mesdhetare, e pasur me vaj ulliri, perime dhe verë, ka kontribuuar prej shekujsh në jetëgjatësinë e spanjollëve (mesatarja 82.2 vjeç). Por spanjollët duket se kanë edhe një sekret tjetër: gjumin e drekës, që në gjuhën e vendasve quhet siesta. Çdo gjë ndalon në orën 14:00 deri në 17:00 pasdite. Dyqanet dhe restorantet mbyllen, rrugët boshatisen dhe zhurmat reduktohen në minimum.

Singapori

Një nga vendet e pasura, Singapori njihet për sistemin shëndetësor shumë të fortë. Vendasit atje jetojnë mesatarisht deri në 83.1 vjeç. Singapori ka numrin më të ulët në botë të vdekjes së fëmijëve të sapolindur. Parandalimi i sëmundjeve është fokusi kryesor i sistemit shëndetësor atje.

Në Singapor nuk është e lehtë të biesh pre e vesit, sepse ai kushton shumë. Duhani dhe alkooli janë më të shtrenjta se në çdo vend tjetër për shkak të taksave të larta që ka aplikuar shteti.

Zvicra

Meshkujt në Zvicër shënojnë jetëgjatësinë më të madhe se në çdo vend të botës, mesatarisht 81 vjeç. Një prej shteteve më të pasura të Europës, me një sistem shëndetësor solid, siguri të lartë dhe ushqime që e kanë origjinën kryesisht te bylmeti, duket vendi më i mirë për të shijuar jetën edhe në moshë të thyer.

Koreja e Jugut

Është vendi i parë që ka arritur ta çojë pritshmërinë e jetëgjatësisë në 90 vjeç. Me një ekonomi të fortë dhe në rritje, akses të gjerë në sistemin shëndetësor dhe më pak probleme të tensionit të gjakut sesa vendet e Perëndimit, koreanojugorët duket se do ta çojnë edhe më tej këtë shifër.

Banorët atje konsumojnë kryesisht ushqime të fermentuara, të cilat ulin kolesterolin, rritin imunitetin dhe parandalojnë kancerin. /  BBC / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy