Rumuni i ngacmon të dashurën, shqiptari mbërrin në lokal dhe i thyen kafkën

Rumuni i ngacmon të dashurën, shqiptari mbërrin në lokal dhe i thyen kafkën

Një shqiptar është bërë protagonist i një ngjarjeje të rëndë në Venecia, Itali. 34-vjeçari me inicialet A.H., ka qëlluar me shkop në kokë një shtetas rumun D.D., pasi ky i fundit i kishte ngacmuar të dashurën, një italiane që punonte si bariste.

Ngjarja ka ndodhur në bar “Angel”, ku punonte vajza. Rumuni D.D. e kishte ngacmuar disa herë dhe ajo kishte refuzuar duke i kërkuar ta linte të qetë. Por pas insisitimit të tij, 29-vjeçarja i ka telefonuar të dashurit shqiptar, i cili ka mbërritur menjëherë dhe e ka goditur në kokë me një shkop të rëndë, duke i shkaktuar thyerjen e kafkës.

Pronari i lokalit, një shtetas kinez, ka njoftuar menjëherë policinë. I plagosuri ka shkuar me këmbët e veta në spital, por atje gjendja është rënduar dhe kjo i ka detyruar mjekët ta transferojnë në spitalin e Padovas, ku ndodhet në gjendje të rëndë.  

Ndërkohë, shqiptari akuzohet për plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy