Nxehet situata brenda maxhorancës, Koka shpërthen ndaj PS: Nëse LSI shihet si kundërshtare atëherë ka marrë fund

Nxehet situata brenda maxhorancës, Koka shpërthen ndaj PS: Nëse LSI shihet si kundërshtare atëherë ka marrë fund

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka hedhur akuza të forta ndaj Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit, ku sipas tij është parë me pa të drejtë si kundërshtar LSI-ja dhe jo PD-ja.

Ai akuzon edhe policinë kur thotë se nuk po bën punën sic duhet në këtë qark, duke shkuar edhe më tej me akuzat se është e lidhur me trafikantët.

"Është e vërtetë, tensionet janë të natyrshme dhe si burim kanë mosmbajtjen e fjalës ose premtimit nga njëra palë. Unë do ta lokalizoj situatën në qarkun e Durrësit, lajkomotivi i PS është një dhe i vetëm, nuk kemi kundërshtar PD por LSI. Kjo nuk i shërben as të tashmes dhe as të ardhmes. Nuk mendoj se është kryeministri ai që i nxit këto. Rrezikohet destabiliteti në Durrës dhe zgjedhjet. PS po përdor policinë. I bëj thirrje punonjësve të Policisë të mos ikin në drejtim të paduhur. Ata bashkëpunojnë me trafikantët e krimit. Ka raste në Durrës ku kriminelëve u hapet rruga me urdhër nga policia që të largohen në drejtim të paditur", u shpreh ministri.

Në një intervistë për Ora News, ministri Koka tha se megjithatë LSI është prirur gjithmonë për të pasur tolerancë në koalicion.

 “Shpesh jam ndjerë i kufizuar dhe kam thënë pse LSI të bëhet pjesë e një vendimmarrje të gabuar. Jemi të prirur për të patur tolerancën, për shkak të këtij koalicioni kemi qenë edhe shumë tolerantë. Edhe unë i kam thënë Metës që nuk mund të mbajmë disa kosto që moralisht nuk mund të bëjmë”, u shpreh Koka.

Koka u shpreh kritik edhe ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ai tha se policia duhet ta kishte të fituar betejën me parandalimin e kultivimit të kanabisit, dhe tashmë duhej të ishte e fokusuar në goditjen e krimit. Por sipas tij, policia nuk ja doli të luftojë kanabisin. 

“Po bëhemi gazi i botës me kanabisin. Detyra e policisë së shtetit të parandalojë një krim, dhe jo më të mos jetë në gjendje të parandalojë mbjelljen e një bime. Fenomeni i kanabisit është fenomen kombëtar. Realiteti është i prekshëm. E gjitha pjesa e zonës së Durrësit kanë qenë të mbjella me kanabis, të mbjellësh kanabis kërkon punonjës për vaditje, për prashitje, në çdo rast disa pemë ka pasur ndërhyrje nga policia, me të njëjtin shou. Janë disa njerëz që kanë lidhjet e tyre, kjo vjen ku ka nepotizëm me njerëzit që bëjnë këtë aktivitet të paligjshëm. Kërkohet të ketë një komision vlerësimi. Durrësi është një qytet po hesht. Në qendër të Durrësit nëse ndodh një krim rrugët janë të hapura”, tha ai.

Ministri Koka foli për një situatë të tensionuar në qytetin e Durrësit ku ai është deputet, kur tha se një bandë e vogël e strukturave të policisë po dhunon policinë e Durrësit  

 “Dehja nga pushteti dhe paraja i ka bërë njerëzit të shkëputen nga realiteti. Nëse shkon Vangjush Dako në struktura e thotë lëreni PD se kundërshtare kemi LSI, atëherë gjithçka ka marrë fund”, u shpreh ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy