Trump: Me njerëzit e Europës është e vështirë të negociohet, më mirë jashtë BE-së

Trump: Me njerëzit e Europës është e vështirë të negociohet, më mirë jashtë BE-së

Italia do të ishte shumë më mirë jashtë Bashkimit Evropian”. Kjo është këshilla e Donald Trump, i cili në një intervistë me radiostacionin britanik LBC, duke folur për Brexit, iu rikthye hipotezës së Italexit-it. Gjatë bisedës me mikun e tij, Nigel Farage, drejtues i euroskeptikëve britanikë, për herë të parë presidenti amerikan u ndal në mundësinë e daljes së Italisë jo vetëm nga euro por edhe nga Bashkimi Evropian, për të cilin ai është një nga shtetet themeluese.

Deklarata e Trump-it vjen në një moment kur qeveria e re “Conte” e ka ripozicionuar veten në fushën e BE-së, duke rifilluar rrugën e një dialogu më të ngushtë dhe bashkëpunues me Brukselin, që nis duke u nisur nga dosja shumë delikate e manovrës ekonomike.

Duke biseduar me kreun e Partisë Brexit për shtyrjen e afatit të daljes së Britanisë nga BE-ja, Trump shprehu keqardhjen për faktin se pas kaq shumë kohe që nga koha e referendumit, Londra ka mbetur ende në Bashkimin Evropian. Një bllokim që siç duket e ka penguar SHBA-në të nisë një marrëveshje të madhe tregtare me Britaninë e Madhe.

"Ju jeni bllokuar në BE - tha Trump - ashtu si vendet e tjera. Edhe Italia dhe vendet e tjera - shtoi presidenti amerikan - do të ishin shumë më mirë pa Bashkimin Evropian. Por nëse këto vende dëshirojnë të mbeten në BE, nuk ka ndonjë gjë". "Por dije - përfundoi ai - që në Evropë ka njerëz me të cilët është shumë e vështirë të negociosh, ndërsa me mua gjithçka do të ishte më e lehtë: menjëherë do të bënim një marrëveshje të madhe tregtare".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy