Pranë sheshit kryesor në qendër të Mitrovicës është shkruar grafit në serbisht ku thuhet se nga 21 nëntori duhet rezistuar në çdo hap. “Nga data 21.11 është detyrë e të gjithëve të rezistojnë në çdo hap! Brigada Veri”, shkruhet në grafitin e “Brigadës Veriore”.
“Mos u shqetëso, këtu jemi – Brigada Veriore” dhe “NATO shko në shtëpi! Kjo është Serbi. Brigada e Veriut po rritet dita-ditës”, thuhet në një tjetër mesazh. Kujtojmë që nga 1 nëntori, serbët që kapen me targa ilegale në Kosovë po marrin fletë qortime. Ndërkaq nga 21 nëntori qeveria e Kosovës ka paralajmëruar gjoba nga 150 euro.
Si shenjë revolte Lista Serbe është tërhequr nga institucionet e Kosovës.



