"Ajo", dashuria virtuale, filmi më i ndjekur në Netflix

"Ajo", dashuria virtuale, filmi më i ndjekur në Netflix

"Ajo" është një film i vitit 2013, i shkruar dhe drejtuar nga Spike Jonze, interpretuar nga Joaquin Phoenix.

Filmi, i cili fitoi Oscar për skenarin më të mirë origjinal, përshkruan një të ardhme të afërt, jo shumë larg, në të cilën kompjuterët luajnë një rol kryesor në jetën e njerëzve. Sidoqoftë, lëshimi në treg i një sistemi të ri operativ të pajisur me inteligjencë artificiale, i aftë të mësojë madje dhe të përpunojë emocione, revolucionarizon papritur marrëdhëniet me teknologjinë.

Vendosur në të ardhmen e afërt, ku njerëzit, gjithashtu për shkak të teknologjive të reja, shkëputen gjithnjë e më shumë nga njëri-tjetri, filmi tregon historinë e Teodorit (Joaquin Phoenix). Burri punon në një kompani që kujdeset t'u përgjigjet letrave drejtuar palëve të treta. Bën një punë që duket se i pëlqen, por pjesa tjetër e jetës së tij duket se është plotësisht bosh.

Pas një marrëdhënieje të mbaruar nga e cila ai nuk mundi ta merrte veten, Teodori i kalon ditët në një rutinë të shkëputur.

Do të jetë falë Samantës, një sistem operativ me një inteligjencë artificiale gati njerëzore (dhe zëri i Scarlett Johansson), që do ta ndihmojë të rizbulojë bukurinë e jetës. Por a është e gjitha e vërtetë?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy