Reshjet e një dite më parë dëmtuan edhe bashkinë e kryeqytetit. Uji vërshoi nga të gjitha anët, edhe pse kanalizimet në këtë zonë janë kryesisht të reja për shkak të punimeve që po kryen në sheshin “Skënderbej”.
Një ditë më parë, skuadrat e Zjarrfikëses dhe UKT-së u angazhuan për të tërhequr ujin nga ambientet e brendshme të bashkisë
Ndërkohë, këtë të shtunë me dyer dhe grila të mbyllura, për të qenë sa më të izoluar ndaj medieve, një grup punonjësish po thanin dokumentet e dëmtuara.
Ngjarja u denoncua edhe nga kryetari i Këshillit Bashkiak i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku.
Ndërkohë, Policia Bashkiake, e cila ishte në rolin e fotografit, nuk la televizionin Tema që të filmonte brenda ambienteve të bashkisë.
Sipas denoncimit të bërë nga kryetari i Këshillit Bashkiak i Partisë Demokratike në Tiranë, Gazment Çollaku, uji ka përmbytur bibliotekën e bashkisë, zyrën e gjendjes civile dhe arkivin.



