Vrasja e kryer mbëmjen e së enjtes në lagjen “Komuna e Parisit” në Tiranë ka të gjitha karakteristikat e një eliminimi nga vrasës me pagesë. Pas ekzekutimit të Hekuran Billës në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor, që pas verifikimeve të para kanë nisur hetimet.
Billa është qëlluar me një automatik tip “MP5”, një armë e cila nuk rezulton e regjistruar në Shqipëri megjithëse është e ngjashme me ato që përdor Garda e Republikës.
Mënyra e ekzekutimit ndërsa viktima ishte në makinë ngjalli fillimisht dyshimet se mund të ketë qenë një aksident, çka i ka dhënë kohë autorit kohë të largohet.
Mjeti i tij bashkë me armën është gjetur më vonë në Fushë-Pezë. Makina është vjedhur në Kukës, ndërsa targa është vjedhur në Lezhë nga një makinë “Renault”.
Dyshimet kryesore për motivet e krimit lidhen me të shkuarën e viktimës. Ai rezulton si anëtar i një bande shqiptare të implikuar në trafikun e femrave dhe drogës. Billa ka vrarë në vitin 2006 Prel Markun, 22 vjeç, krim për të cilin ishte dënuar me 34 vite burg, por u la i lirë nga gjykatat shqiptare.



