Agjencia e Mbrojtjes Civile alarmon: Priten reshje e stuhi të mëdha në 5 prefektura (VIDEO)

Agjencia e Mbrojtjes Civile alarmon: Priten reshje e stuhi të mëdha në 5 prefektura (VIDEO)

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u ka dërguar shkresë zyrtare pesë prefekturave në vend dhe i paralajmëron për motin e keq që pritet në ditët në vazhdim.

Agjencia në shkresën zyrtare njofton prefekturën e Shkodrës, Lezhës, Fierit, Gjirokastrës dhe Vlorës që të marrin masa të menjëhershme parandaluese dhe të vënë në gatishmëri sturkturat operacionale. Sipas tyre, veriperëndim dhe në jug të vendit priten reshje të mëdha dhe stuhi.

"AKMC, agjencia në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, shkresë prefekturave Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër. Sipas IGJEUM, në veri perendim dhe jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu. Zonat që rrezikojnë të preken më shumë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe, Kruja. Reshjet e shiut dhe stuhitë mund të bëhen shkak për përmbytje në disa prefektura në dy ditët në vijim.

Apel prefekturave për masa të menjëhershme parandaluese dhe vënien në gatishmëri të strukturave operacionale. Vlerësoni zonat më të rrezikuara nga përmbytja, merrni masa për popullsinë. Njoftoni popullsinë për rrezikun dhe planifikimin e masave reaguese në rast përmbytje. Pushteti vendor të përcaktojë vendet e pa rrezikuara për zhvendosjen e popullsisë në rast rreziku. Kaloni në gatishmëri të gjitha strukturat e pushtetit lokal. Forcave të Armatosura dhe Policisa Shtetit, në gatishmëri me kapacitetet e deklaruara për rastet e emergjencave", njofton Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy