Uji me koncesion/ Ballo: VKM korruptive. Balla: Precedent i rrezikshëm

Uji me koncesion/ Ballo: VKM korruptive. Balla: Precedent i rrezikshëm

Qeveria shqiptare u hap rrugë kompanive private të shfrytëzojnë burimet e pijshme ujore me vendimin e miratuar një ditë më parë nga Këshilli i Ministrave. Formularët e lejeve do të shqyrtohen nga Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, ndërsa komuniteti përjashtohet nga vendimmarrja.

Inxhinieri Fitim Ballo e cilësoi korruptive VKM në fjalë, ndërsa theksoi se ata që dëmtohen janë komunitetet e zonave.  

VKM unë e pashë me vëmendje. Cilin burim do të marrësh me koncesion? Ujin e Tragjasit, burimet e Fanit, Ujin e Ftohtë. Këto i shërbejnë komunitetit. Me luftë nuk merret. 

Këta përpara bëjnë resortin pastaj infrastrukturën. Këta ndërtojnë resortin dhe komunitetin e vënë para përgjegjësisë. Rrugën e ka shteti, ujin e ka shteti, energjinë po shteti. Atje në Tragjas ka thonë herë 10, herë 13 m3  ujë. Por ti duhet të rregullohesh njëherë me komunitetin. Do shkosh në Tragjas, të bësh bilancin sa ujë i duhet. Të ngel diferenca. Kjo është diktaturë. 

Edhe HEC është bërë në mënyrë të tillë që nga maji në tetor e ka komuniteti. Këta e bëjnë gjithë vitin. Pra e lënë fshatin pa ujë. Koncesioni ka 3 forma, cila do të zbatohet këtu? Unë e kam parë atë projektin e Shushicës. Ata e kanë burimin në Potam. Pse ta marrin nga ana e Shushicës? Këto bëhen projekte me porosi. Projektuesi ia dorëzon investitorit dhe se çfarë bëhet më pas nuk dihet. Prandaj del kostoja e një kilometri 25 milionë euro. 

Burimet më të mëdha ujore janë përqendruar në jug. Burimi më i madh është Syri i Kaltër. Këto kanë 30 vjet që nuk bëhet matje. Më parë ka pasur matje se kishte stacione. Por në 30 vjet gjërat kanë ndryshuar. 

Kjo VKM është korruptive. Ashtu si hidrocentralet. Këta ulin prodhimin e energjisë dhe me anë të kësaj bëhet shfrytëzimi për 30 vjet. 

Aktivistja Besjana Guri tha se banorët e zonave të prekura duhen pyetur të parët, ndërsa nuk duhet lënë pas dore edhe studimi për ndikimet në mjedis.  

Edhe unë jam e shqetësuar. Është një precedent i rrezikshëm. Dhënia me koncesion e burimeve natyrore është e rrezikshme. Përfshirja e banorëve është një nga pikat më të dobëta. Është një gjë që ndodh rëndom. Kemi komunitete si ai i Tragjasit që nuk informohen dhe pastaj mund të shkohet deri në konflikt social. Shpesh dokumentet e dëgjesave publike janë false. Banorët janë të parët që duhet të pyeten dhe të parët që duhet të mendohet për ta. Nuk duhet lënë pasdore as pjesa mjedisore. Shpesh shohim që të dhënat janë të vjetëruara, nuk merren në konsideratë ndryshimet klimatike. Nuk mund të lësh të ardhmen e burimeve ujore në duart e bizneseve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy