Skandali me Bankers/ SPAK pranon se ka nisur hetim për administratën tatimore dhe zyrtarë si grup kriminal për veprën e korrupsionit

Skandali me Bankers/ SPAK pranon se ka nisur hetim për administratën tatimore dhe zyrtarë si grup kriminal për veprën e korrupsionit

SPAK ka vënë nën hetim administratën tatimore dhe zyrtarë publikë e të zgjedhur vendor për dosjen e Bankers. 


Në një përgjigje të SPAK thuhet se kjo dosje po hetohet për veprat “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”,  të parashikuara nga nenet 144/a, 180/3, 181/a, 287, 28, 260, 248, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

 

Dosja për “Bankers Petroleum” i kaloi SPAK-ut disa javë më parë, pasi Prokuroria e Fierit shpalli moskompetencë. Anita Jella dhe Enkeleda Millonai janë hetueset e ndarkuara me dosjen.

 

Në gusht të këtij viti, Gjykata e Apelit vendosi të lërë në burg ish-drejtorin Leonidha Çobo dhe CEO-n aktual, Hongping Xiao, si edhe caktoi masa për të përfshirë të tjerë.

 

Çështja “Bankers” nisi si dosje në Prokurorinë e Fierit pas një aksioni të ndërmarrë gjatë verës lidhur me mospagimin e taksave dhe evazion fiskal që ka kryer kjo kompani.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy