Nikolla i përgjigjet Kryemadhit: Asgjë nuk është perfekte, gjithçka ndodh për disa vota më shumë

Nikolla i përgjigjet Kryemadhit: Asgjë nuk është perfekte, gjithçka ndodh për disa vota më shumë

Nuk ka qetësi brenda koalicionit qeverisës. Kritikave të deputetes së LSI-së, Monika Kryemadhi në lidhje me ligjin e arsimit të lartë, ministrja Lindita Nikolla iu është përgjigjur, duke thënë se gjithçka e lidh me prag fushatën parazgjedhore.

Në një reagim në rrjetin social "Facebook", teksa vlerëson qëndrimin e LSI-së në lidhje me këtë çështje,  Nikolla kujton konsultimet që janë bërë për draftin e ministrisë me grupet e interesit. 

Reagimi

E dashur Monika, 

Dëgjova me habi prononcimin tënd kundër praktikës së re të Maturës Shtetërore!

E mirëkuptoj klimën e vigjiljes së fushatës, ashtu siç mirëkuptoj çdo kritikë, edhe nga ti vetë, pavarësisht se jemi shpjeguar jo një herë sy më sy për Maturën Shtetërore. Praktika e re e Maturës Shtetërore që krijoi kushte krejt të reja konkurrueshmërie dhe transparence, është fryt i një pune të madhe e të përbashkët. Siç ti e di fare mirë ka qenë një proces gjithëpërfshirës, ku janë dëgjuar me shumë respekt edhe vërejtjet e grupeve parlamentare, përfshirë dhe LSI-në. Jo vetëm kaq, po vetë Kryetari i Kuvendit ka ndihmuar personalisht për zhvillimin e një debati të brendshëm shumë konstruktiv mes përfaqësuesve politikë dhe ekspertëve të partive të koalicionit.

Asgjë nuk është perfekte dhe gjithshka është e përmirësueshme, padyshim edhe kjo praktikë e re dhe e suksesshme. Por të lutem sinqerisht, të mos cënojmë arritjet tona të padiskutueshme për disa vota më shumë në 18 qershor. Sepse votat kanë rëndësi për partitë, por mostrazimi i nxënësve që po përgatiten për Maturën Shtetërore të këtij viti dhe i prindërve të tyre, ka rëndësi për të gjithë ne, pavarësisht partive.

 Miqësisht, Lindita 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy