
Banorët në Porto Romano kanë treguar shqetësimin e tyre për rrjedhjen e gazit gjatë një interviste nga studio e lajmeve në ‘MCN Live’ duke treguar shqetësimin e tyre për sigurinë e jetës.
Një prej tyre Zef Shelna deklaroi se rreziku i kësaj fabrike nuk prek vetëm 10 mijë banorët e kësaj lagje, por siç ai shprehet përfshinë të gjithë qytetin e Durrësit. Ai tha se rreziku konsiderohet i jashtëzakonshëm, sepse sipas tij mund të ndodhë një katastrofë.
Jam banor rreth 27 vite që jam aty. Është një lagje e përberë nga 10 mijë banorë dhe shtëpia e fundit mund të ketë 20 vjet që është aty. Ne si lagje na kanë caktuar një komision prej 10 vetash për rrezikun që shohim ne në lagjen tonë, një rrezik që shtrihet në të gjithë Durrësin. Aty ndodhet një fabrikë gazi e para është një fabrikë mashtrimi se ashtu është futur aty sepse fillimisht ka hyrë për fabrikë kozmetike, pastaj erdhën 12 cisterna, 15 mijë ton gaz afërsisht. Ne na shqetëson se kanë plasur 3-4 herë ato bombola dhe rreziku është goxha i madh. Para 3-4 ditësh plasën përsëri. U alarmua lagja, aty ka dhe një shkollë që ka rreth 800 nxënës. Ajo fabrikë mesa gjykojmë ne banorët, aty ndodhet një rrezik i jashtëzakonshëm se një bombël 10 kile dimë që shemb një pallat po nëse plasin ato çfarë mund të behët, aty bëhet një katastrofë për të gjithë Durrësin të cilat priten dita ditës të plasin sepse nuk ka pikë garancie. Në momentin që ka ndodhur kam qenë në shtëpi dhe gazi erdhi deri aty që jam 500-600 metra larg. Rreziku mbetet i jashtëzakonshëm, mund të ndodhë një katastrofë. Kur pash jashtë pash tym e flakë rreth 200 metra lartësi. Erdhi ambulanca, zjarrfikësja, ambulanca të gjitha erdhën por nëse ajo ndodh nuk besoj se asnjë s’ka mundësi të bëjë gjë.
Ndërsa banorja Anila Prethi bëri të ditur se para 10 vitesh ajo fabrikë erdhi me synimin për veprimtari kozmetike, ndërsa thekson se ajo që ata kërkojnë se sa siguri ofron jo dhe nëse iplotëson kriteret për të ushtruar atë aktivitet.
Si banore e kësaj zone më vret prania e kësaj fabrike, fillimi i saj kur nisi të ushtronte kjo fabrikë erdhi me qëllim tjetër për veprimtari kozmetike. Duke parë sot përmasat ku kjo fabrikë është hapur është shqetësim i madh, jo për faktin që është zgjeruar por dhe për defektet që po ndodhin shumë shpesh dhe kjo është alarmante. Ndoshta kompania vetë se ka treguar qëllimin e vetë, por për ne kjo është kërcënim. Nuk po flasim vetëm për banorët përreth, por për gati 2/3 gati deri në port. Shpesh aty çlirohet gaz që është i padurueshëm në aromë. Ka pasur bllokim të banorëve në frymëmarrje të banorëve kur plasi atë ditë. Ne duam të dimë nëse është vërtet e sigurtë kjo kompani, nëse ajo i plotëson kriteret. Se dimë nëse është normale distanca e kësaj fabrike me banesat. Nuk pamë një reagim për të thënë se nuk kanë pse të shqetësohen banorët. Ne nuk patëm një deklaratë për mediat qoftë dhe nga ministria e mjedisit që të na thonin që jemi në dijeni të fabrikës dhe çdo gjë është brenda parametrave. Na shqetëson më tepër se defektet e përsëritura mund të na shkaktojnë një hata më të madhe. Kemi një neglizhencë nga ana e institucioneve. Banorët aty shpesh herë kanë shfaqur probleme me shikimin, stomakun dhe lëkurën.
Banori tjetër Elton Leka thotë se është një depozitë gjigante dhe aty ka me mijëra ton eksploziv, në mes të një lagje të banuar, pasi është ngjitur me qendrën shëndetësore dhe përballë shkollës.
Kush e garanton këtë komunitet i cili po jeton me frikë? Do shpërngulen 10 mijë banorë? Le të marrim të mirën për të gjithë. Nuk jemi kundër biznesit, biznesi sjell zhvillim. Por fusha më poshtë lagjes, është krejtësisht e lirë dhe është një shumë parash jo e përfillshme po të marrësh parasysh rrezikun që iu kanoset banorëve, e cila vjen nga një godinë që ka qenë e shtetit. Kompania për të gëzuar këtë ambient dhe për të kursyer ca para rrezikon jetën e gjithë banorëve. Faktikisht punëtorët helmohen çdo ditë nga gazrat që çlirohen. Por kjo lloj fabrike jo vetëm sjell ndotje, por është rrezik potencial konstant për banorët. Realiteti ka treguar se ka pasur një shpërthim në qershor dhe që u justifikua si rënie e tensionit elektrik, por ky motiv mund të ishte motiv i shkakut të vdekjes së disa personave. Këtu na del se ka gaz natyror dhe kompania eksporton bombola me gaz, ka ndryshuar nga produkti i kontratës që fliste për produkte kozmetike. Ajo që i shqetëson banorët është dhe arroganca e kompanisë. Nuk ka pasur asnjë reagim, asnjë falje, asgjë. Thuhet se ka patur një rrjedhje nga nja cisternë. Por kjo është e rrezikshme edhe për personat që bllokojnë rrjedhjen e gazit. Aty një shkëndijë elektrike mund të shkaktojë një ndezje.



