
“Çdo devijim anormal përgjatë linjave të kontaktit në Ukrainë, çdo e shtënë apo provokim, mund të ketë pasoja fatale”.
Një paralajmërim i tillë vjen nga zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cituar nga Interfax.
Sipas saj, “histeria” e perëndimit, e ka vendosur nën presion të madh psikologjik popullin e Ukrainës dhe shton se është përgjegjësi të cilën ata duhet ta mbajnë.
“Jemi të shqetësuar për një gjë tjetër, pasi bëhet fjalë për një vend i cili ndodhet në fazë të nxehtë konflikti të brendshëm”, deklaroi Zakharova, duke zbehur rolin e Rusisë në situatën në Ukrainë.



