
Një alarm u ngrit të enjten mbrëma në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës “Eleftherios Venizelos”, duke prekur dy fluturime me destinacion Nju-Jorkun dhe Dubain.
Autoritetet greke u këshilluan nga agjencitë e inteligjencës amerikane se një i dyshuar për terrorizëm ndodhej në fluturimin nga Emiratet drejt Dubait.
Mësohet se i dyshuari ishte me origjinë arabe. Alarmi u dha ndërkohë që fluturimi nuk kishte nisur ende.
Pasagjerët u informuan se duhet të ktheheshin në portën hyrëse të aeroportit për shkak të një problemi teknik. Mandej të gjithë pasagjerët iu nënshtruan një kontrolli të imtësishëm në trup.
Policia nuk gjeti asgjë të dyshimtë dhe fluturimi për në Dubai u nis në orën 22:00 të së enjtes.



