Të përfundosh në burg për shkak të dashurisë

Të përfundosh në burg për shkak të dashurisë

Një i ri nga Tirana është duke vuajtur 8 muaj burgim për një takim me shoqen e tij.

Eduart Leti është shpallur fajtor për largim në cilësinë e të burgosurit nga vendi i qëndrimit, pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Leti ishte nën hetim i dyshuar për veprën penale të mashtrimit dhe për shkak të kësaj akuze, Gjykata e Tiranës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”. 

Por edhe pse vendimi specifikon qartësisht se nuk lejohet të dalësh nga banesa pa marrë më parë leje apo miratimin e autoriteteve, i riu Leti rrezikoi për të takuar një shoqen e tij. 

Dhe pikërisht në atë moment, kur të rinjtë po takoheshin policia bëri verifikim në banesën e Letit duke konstatuar mungesën e tij. Nëpërmjet celularit, policia komunikoi me te riun, i cili u tregoi vendin ku po qëndronte bashkë me shoqen e tij. 

Por pavarësisht motiveve, ky veprim i kushtoi të riut arrestimin e menjëhershëm, ndërsa Gjykata e Tiranës e dënoi atë me 8 muaj burgim për akuzën e largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit. 

Në argumentimin e saj, gjykata e cilësoi largimin e të riut nga banesa ku qëndronte në arrest shtëpie, të njëjtë me largimin e të burgosurit nga ambientet e burgut. E ndërsa i riu kishte arritur t’i shpëtonte burgut për akuzën e mashtrimit, ai ra brenda për të takuar shoqen e tij./tch

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy