Venezuela i ka paralajmëruar qytetarët e saj se udhëtimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një “rrezik i madh” pas kufizimeve të reja të shpallura nga Shtëpia e Bardhë.
Të qenit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një rrezik i madh për këdo, jo vetëm për venezuelianët.
Kështu tha ministri i Brendshëm Diosdado Cabello pasi Uashingtoni njoftoi ndalime të reja udhëtimi për njerëz nga 12 vende, si dhe kufizime të pjesshme për shtatë të tjera, përfshirë Venezuelën.



