Çipi: Protesta duhet të jetë politike, ky vit do të jetë më i vështirë se ’97-a

Çipi: Protesta duhet të jetë politike, ky vit do të jetë më i vështirë se ’97-a

Aktivisti Kastriot Çipi thotë se rritja e çmimeve është thjesht simptomë e krizës në të cilën ka hyrë sistemi. Në studion e lajmeve të MCN TV, Çipi u shpreh se protesta duhej të kërkonte pikërisht ndryshimet në sistem.  

Kjo protestë është nisur gabim. Kërkesat janë gabim. Nuk duhej kërkuar ulja e çmimit por ndryshime në sistem. Jemi në një krizë të sistemit. Ai ka filluar të bëjë hapa pas që në vitin 2008. Qeveria e ka shfrytëzuar këtë për të kontrolluar. Do të mbijetojnë vetëm oligarkët. Do të doja të shihja kërkesa politike dhe ekonomike për zgjidhje afatgjata. Kriza është e orkestruar. Ka nisur me zbrazjen e kaskadave. Lufta e ka rënduar. Ne jemi të zbuluar ndaj tekave të motit dhe çdo goditjeje të tregut ndërkombëtar.

Sipas tij, protesta duhet të ketë domosdoshmërisht karakter politik.

Është gabim të thuhet nuk ka qëllime politike. Nëse nuk ka qëllime politike, rrini në shtëpi. Kjo është arsyeja pse jam indiferent ndaj disa protestave në Shqipëri. Protesta duhet të jetë politike, duhet të kërkojë zgjidhje politike. Shqipërisë i duhen TEC-e me gaz natyror dhe qymyr guri. Duhet diversifikim i sistemit dhe prodhim kombëtar. Për të rritur punësimin dhe pavarësinë.

Sipas Çipit, situata në muajt e ardhshëm parashikohet e zymtë dhe për këtë reagimi qytetar duhet të vijojë.

Ky vit do të jetë më i vështirë së ’97-a. Nëse nuk mobilizohemi do të vijnë kreditorët si në rastin e Greqisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy