Rritje e lehtë temperaturash, parashikimi i motit për sot

Rritje e lehtë temperaturash, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë gjatë paradites parashikohet të jetë me kthjellime dhe kalime të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore.

Po ashtu edhe në orët vijuese vranësirat do të jenë prezente, ku herë pas here do të bëhen më të dukshme në territor por të fokusuara do të jenë në zonat malore të Shqipërisë.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 25°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe Jugut të kontinentit dhe Europës Qëndrore pritet të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave.

Ndërsa Europa Jugperëndimore parashikohet të jetë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu. Gjithashtu me vranësira të shumta dhe reshje shiu mbeten Europa Veriore dhe Lindore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy