Marijuana, Kollçaku: E shkulëm me rrënjë këtë të keqe, tani ta legalizojmë për nevoja mjekësore

Marijuana, Kollçaku: E shkulëm me rrënjë këtë të keqe, tani ta legalizojmë për nevoja mjekësore

Tolerancë zero për kultivimin e paligjshëm dhe nisje e përgatitjeve për legalizimin e kanabisit mjekësor. Në studion e lajmeve të MCN TV, deputeti socialist, Bardhyl Kollçaku, tha se pasi ka marrë përgjigje nëpërmjet formularit të Këshillimit Kombëtar, qeveria është gati të bëjë të ligjshëm kanabisin mjekësor në vend.

Ne vijmë nga një vend që në kohën e qeverisjes së Berishës ishte republika e Lazaratit. E shkulëm këtë të keqe nga rrënjët. Duhet ta pranojmë që u kultivua më pas në zona të tjera. Strategjia jonë është tolerancë zero për kultivimin e paligjshëm. Kultivimi i ligjshëm është bërë edhe në vende të tjera. Populli foli dhe qeveria do të vijojë procedurat për ta legalizuar për nevoja mjekësore.

Lidhur me aspiratën e Shqipërisë për në BE, Kollçaku tha se nuk hiqet dorë pavarësisht vendimit që do të ketë në qershor.

Ne shpresojmë që në qershor. Shqipëria nuk ka pse të vuajë pasojat absurde ndaj një vendi tjetër. Jemi në të drejtën tonë legjitime se i kemi plotësuar të gjitha kushtet. Shpresoj në qershor, por nëse nuk ndodh, do të vijojmë me aspiratën tonë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy