Me mijëra persona kanë vdekur në Mariupol, në rajonin e Doentsk në Ukrainë. Një deklaratë e tillë u bë nga Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë fjalimit të tij në Parlamentin e Koresë së Jugut, paraditen e së hënës.
Zelensky shtoi më tej se ka konstatuar se situata më e rënduar aktualisht paraqitet në Mariupol, pasi qyteti është bllokuar nga forcat ruse qysh në fillim të marsit.
Mariupol është shkatërruar. Ka me dhjetëra mijëra të vdekur dhe rusët nuk po e ndalin ofensivën e tyre. Duan që Mariupol të bëhet një qytet i zhdukur. Rusia ka shumë frikë të humbasë luftën në Ukrainë dhe ka përqendruar dhjetëra mijëra ushtarë për ofensivat e radhës. Rusia nuk do të ndalet derisa të detyrohet të ndalojë.



