Moska reagon pas telefonatës Xi-Zelensky

Moska reagon pas telefonatës Xi-Zelensky

"Kërkesat “joreale” të Ukrainës po pengojnë negociatat e paqes, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

 Ajo i bëri komentet e saj në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me telefonatën mes presidentit ukrainas Vladimir Zelensky dhe presidentit kinez Xi Jinping. 

Udhëheqësit folën të mërkurën për herë të parë që kur Rusia nisi operacionin e saj ushtarak në shtetin fqinj në shkurt 2022. 

Zakharova vlerësoi Pekinin për përpjekjet e tij për të ndihmuar në rifillimin e negociatave kuptimplote. Ajo tha se vizionet ruse dhe kineze për një rrugë drejt paqes ishin "gjerësisht në harmoni" me njëri-tjetrin. "Problemi nuk qëndron në mungesën e planeve të mira," tha Zakharova. 

Zëdhënësja fajësoi Kievin për prishjen eventuale të negociatave pranverën e kaluar, kur ekipet ruse dhe ukrainase mbajtën disa raunde takimesh. 

Ndërkohë, Kievi ka thënë vazhdimisht se negociatat mund të rifillojnë vetëm pasi Rusia të dorëzojë territoret e saj të inkorporuara së fundmi. Moska i ka quajtur kërkesa të tilla të papranueshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy