Gazetari Sokol Bregu thotë se vrasjet janë ato që shqetësojnë më shumë qytetarët, pasi nuk zbardhen dot pjesa më e madhe e tyre.
Nga studio e “MCN Informacion” ai deklaroi se sot kemi teknologji të avancuar, por se resurset njerëzore kanë gjithmonë probleme në Shqipëri, mbase dhe vullneti dhe nuk po them se janë dhe të paaftë se në ndonjë rast shpejtojnë dhe zbardhin ngjarjet.
Ai vlerësoi tre procese gjyqësore me rëndësi, ai ndaj Sali Berishësj, ai ndaj Ilir Metës dhe ai ndaj Erion Veliajt.
Sipas tij, vendi nuk ka polici që të luftojë krimin e organizuar.
Procesi ndaj zotit Berisha, procesi ndaj zotit Metas dhe procesi ndaj zotit Veliaj, këta janë tre individët që ngjallin interes të lartë publik që do të zhvillohen në GJKKO shumë shpejt. Këto janë tre proceset kryesore në vend.
Duhet të ketë polici që të luftohet krimi i organizuar, por vendi nuk ka. Polici Rrugore ka, por polici tjetër nuk ka.
Jemi në pikën ku policia nuk jep, unë nuk i di arsyet. Por di që brenda sistemit ka njerëz të jashtëzakonshëm dhe të përkushtuar.
Bregu ngriti si shqetësim se bankat e nivelit të dytë bëjnë pastrim parash të grupeve kriminale.



