
Qeveria shqiptare ka paralajmëruar së fundmi taksimin e banesave dhe shtëpive airbnb.
E ftuar në programin e mëngjesit, Eni Agolli, konsulente shitjesh, thanë në programin e mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, se rritja e çmimeve është evidente dhe inflacioni është shkaku kryesor i rritjes së këtyre çmimeve në Tiranë.
Inflacioni është nga arsyet kryesore që i ka rritur çmimet në Tiranë duke qenë se deri para 1 viti veprohej me € thjeshtë për tu dukur më pak, ishte për punë imazhi dhe tingëllonte më mirë te ai personi që interesohej për blerje apo marrje me qira një prone. Ndërsa tani që euro ka rënë kaq shumë lekët e emigrantëve e kanë bërë atë gjë që çmimet të rriten sepse do të funksionojnë vetëm me € dhe leku pothuajse ka dal fare jashtë loje, të paktën për pagesat e blerjes së pronave.
Aktualisht çmimet e qirave janë të shtrenjta, ndërkohë që në Tiranë, është zhvilluar shumë qiraja ditore, RbNB dhe booking , ne aktualisht që menaxhojmë prona në RBNB dhe Booking taksohemi nga ata si program, jo nga shteti shqiptar. Minimalisht taksa fillon nga 12% dhe ne booking shkon deri në 30% nëse ti zgjedh të dalësh në rating e parë.
Për këtë rbnb ato që menaxhojmë disa apartamente , mund të merren apartamentet afatgjatë për ti dhënë afatshkurtër, për ti dhënë pronarit dhe me dakortësi edhe me ta. Në momentin që ti merr afatgjatë, ti paguan në shtet këtë takse që e ke marrë me qira, sepse është tatimi mbi fitimin mbi 15%.



