WatsApp ndalon funksionimin te miliona përdorues pas 1 janarit

WatsApp ndalon funksionimin te miliona përdorues pas 1 janarit

Një version i ri i WhatsApp do të ndalojë së funksionuari në shumë aparate celular nga 1 janari 2021.

Pajisjet e vjetra Android dhe iPhone nuk do të suportojnë versionin e fundit të aplikacionit, duke i detyruar përdoruesit të ndryshojnë  sistemin e tyre operativ celular ose të blejnë një smartphone të ri.

Çdo iPhone që nuk ekzekuton  versionin iOS 9 ose më të ri, ose çdo telefon që nuk ekzekuton të paktën Android 4.0.3 nuk do të mund të hapë aplikacionin në pronësi të Facebook.

Kjo do të thotë që të gjitha modelet e iPhone deri në iPhone 4 nuk do të jenë në gjendje të mbështesin WhatsApp.

iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5S, iPhone 6 dhe iPhone 6S  kanë dalë në treg të gjithë para iOS 9, megjithatë përdoruesit ende mund të përditësojnë sistemin operativ nëse ende nuk e kanë bërë.

Shumica e dy miliardë përdoruesve të WhatsApp në të gjithë botën nuk do të preken nga ndryshimi, megjithëse ka të ngjarë të përfshijë disa milion njerëz në të gjithë botën.

Telefonat Android që do të humbasin programin e WhatsApp përfshijnë Samsung Galaxy S2, HTC Desire dhe LG Optimus Black.

Ju mund të shihni se çfarë programi përdor celulari juaj duke kontrolluar seksionin e cilësimeve. Për përdoruesit e iPhone, kjo mund të gjendet në Cilësimet-Të përgjithshme-Përditësimi i softuerit.

Telefonat që do të humbin mbështetjen e WhatsApp më 1 janar 2021:

iPhone 1-4, Samsung Galaxy S2, HTC Desire, LG Optimus Black, Motorola Droid Razr, çdo Android i lëshuar para vitit 2010. 

Në fillim të këtij muaji, WhatsApp konfirmoi për “The Independent” se të gjithë përdoruesit "duhet të bien dakord" për kushtet e reja deri në 8 shkurt 2021 ose përndryshe humbasin hyrjen në bisedat e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy