Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë frikë se vendi do të preket rëndë nga koronavirusi, me"miliona raste të infektuar me koronavirusë dhe me viktima që pritet të shkojnë midis 100 000 dhe 200 000 persona. Anthony Fauci, eksperti kryesor amerikan për sëmundjet infektive, tha në një intervistë për CNN, se: “…Edhe pse është e vështirë të bësh parashikime, pasi virusi është një "objektiv në lëvizje, nga ajo që ne shohim tani, unë do të thosha se mund të ketë 100 000-200 000 vdekje nga koronavirusi”.



