Rrëshqitjet e dherave bllokojnë aksin Gramsh-Kukur, kamioni rrezikon të bjerë në humnerë (VIDEO)

Rrëshqitjet e dherave bllokojnë aksin Gramsh-Kukur, kamioni rrezikon të bjerë në humnerë (VIDEO)

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar dëmtime të mëdha në aksin rrugor Gramsh-Kukur, një segment problematik prej vitesh për banorët e zonës.

 

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, një kamion i ngarkuar me mallra ushqimore për dyqanet e njësisë administrative Kukur ka mbetur i bllokuar në vendin e quajtur “Përroi i Pishave”, pasi një pjesë e rrugës ka rrëshqitur.

 

Mjeti ka mbetur i varur në buzë të rrugës, ndërsa drejtuesi i tij kërkon ndërhyrje urgjente, pasi ekziston rreziku që kamioni të shembet dhe të përfundojë në greminë.

 

Për shkak të situatës së krijuar, aksi rrugor është bllokuar plotësisht, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve dhe furnizimin e zonës. 

 

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për stabilizimin e rrugës dhe zhbllokimin e qarkullimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy