
Dega ruse e Google, llogaria bankare e së cilës u sekuestrua nga autoritetet ruse, ka njoftuar planet për të shpallur falimentimin, por do të vazhdojë të ofrojë shërbimet e saj falas në vend.
Google Rusia ka publikuar një njoftim për qëllimin e saj për të paraqitur falimentim. Konfiskimi i llogarisë bankare të Google Rusi nga autoritetet ruse e pengon zyrën tonë ruse të operojë, punësojë dhe paguajë punonjës vendas, të paguajë furnitorët dhe shitësit dhe të përmbushë detyrime të tjera financiare.
Njerëzit në Rusi mbështeten në shërbimet tona për të hyrë në informacion cilësor dhe ne do të vazhdojmë të mbajmë shërbime falas si Search, YouTube, Gmail, Maps, Android dhe Play.
Gjigandi amerikan është nën presion pas ofensivës ruse në Ukrainë. Më 21 prill, një gjykatë ruse e gjobiti grupin me 11 milionë rubla (më shumë se 126,000 euro me kursin e këmbimit në atë kohë) për dështimin në heqjen e përmbajtjes "të ndaluar" të ofensivës.



