Merrnin deri në 15 mijë lekë për kolaudimin e makinave, 6 në pranga

Merrnin deri në 15 mijë lekë për kolaudimin e makinave, 6 në pranga

Gjashtë persona janë arrestuar nga policia në kuadër të një operacioni të koduar “Kolaudimi”. Personat në fjalë dyshohet se u merrnin qytetarëve shuma nga 3 mijë deri në 15 mijë lekë për kolaudimin e makinave. Operacioni i  policisë është zhvilluar në bashkëpunim me Njësinë Task Forcë të Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës Parë Tiranë pas një pune disa mujore vuri në pranga këta 6 persona.

Të arrestuarit:

1-Bashkim RRAPI, 47 vjeç, banues ne Gjeç-Kodër, Bashkia Vorë.
2-Agim BUDLLA, vjeç 45 ,banues në njesia Administrative Prezë, Bashkia Vorë.
3-Alban SALA, 42 vjeç banues në Tiranë.
4-Fatmir RRAPI, 31 vjeç, banues ne Gjeç-Kodër, Bashkia Vorë.
5-Avni BUDLLA, 26 vjeç lindur ne Tirane dhe banues ne fshatin Ahmetaq, njesia Administrative Preze, Bashkia Vore – Tirane.
6-Eduart BUDLLA, 26 vjeç, lindur ne Tirane dhe banues ne fshatin Ahmetaq, njesia Administrative Preze, Bashkia Vorë – Tiranë.

“Arrestimi i këtytre shtetasve u bë për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të pa ligjshëm i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 245/1 e 25 i K.Penal, Pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohen se  kanë përfituar shuma të ndryshme nga qytetarët që varjonin nga 3.000 deri në 15.000 lekë të reja për kolaudimin e automjeteve të tyre pranë pikës kolaudimit Fushë – Prezë, Tiranë”, sqaron policia.

Në cilësinë e proves material janë sekuestruar 1 automjet, konkretisht automjeti “Mercedez Benz” me targa AA 305 BO, si dhe disa dokumenta të automjeteve të cilat nuk i përkasin personave të ndaluar si dhe 10 telefona celularë të markave të ndryshme.

Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën penale “Ushtrimit i ndikimit të paligjshem ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 245/1 e 25 i K.Penal.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy