Vrasja e Everest Çakës/ SHÇBA: Nuk ka asnjë hetim, efektivët e Elbasanit vepruan konform rregullave

Vrasja e Everest Çakës/ SHÇBA: Nuk ka asnjë hetim, efektivët e Elbasanit vepruan konform rregullave

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit, ka reaguar pas lajmit të publikuar dy ditë më parë në media, ku thuhej se SHÇBA kishte nisur hetim ndaj Policisë së Elbasanit pasi kishte reaguar me vonesë pas vrasjes së Everest Çakës.
SHÇBA thotë se efektivët e Policisë së Elbasanit kanë vepruar konform të gjitha procedurave standarde duke ngritur postbllokqe dhe mbledhur prova në vendngjarje dhe shton se nuk ka hetim për efektivët. 

“SHÇBA sqaron opinionin publik dhe mediat për veprimet e Policisë së Elbasanit pas ngjarjes më datë 11.05.2021, ku mbeti i vrarë shtetasi E.C. dhe u plagos shtetasja S.C.

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media, ku thuhet se Policia e Elbasanit ka reaguar me vonesë pas sinjalizimit në sallën operative për ngjarjen, SHÇBA sqaron se nuk ka asnjë hetim për Policinë e Elbasanit dhe këto pretendime nuk janë të vërteta.

Nga konstatimet e SHÇBA, veprimet e Policisë së Elbasanit kanë qenë konform procedurave stadarde, duke reaguar në kohë për ngritjen e postblloqeve dhe mbledhjen e provave në vendngjarje, në funksion të zbardhjes së rrethanave dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje kriminale”, njofton Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy