
Mijëra njerëz të cilët jetojnë në zonën pranë termocentralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë nuk janë në gjendje të evakuohen për shkak të granatimeve të vazhdueshme nga forcat ruse.
Një deklaratë e tillë u bë nga ambasadori i Ukrainës në Kombet e Bashkuara.
Duke folur në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ambasadori Sergiy Kyslytsya akuzoi Rusinë se gënjen për marrjen e centralit më të madh bërthamor të vendit.
Ministria ruse e mbrojtjes ka fajësuar për sulmin gjatë natës në vendin e uzinës në Zaporizhzhia diversantët ukrainas, duke e quajtur atë një “provokim monstruoz”.
Ukraina ka thënë nga ana e saj se forcat ruse sulmuan fabrikën në orët e para të së premtes, duke i vënë flakën një objekti trajnimi pesë-katësh.



