Manchester City fiton Champions League, Interi i pafat

Manchester City fiton Champions League, Interi i pafat

Manchester City ka fituar për Champions League, për herë të parë në histori. Anglezët mposhtën minimalisht në finale Interin, falë një goli të shënuar nga Rodri në minutën e 68-të. Pas pjesës së parë të vakët, në të dytën skuadrat u shfaqën më kërkuese, duke pasur disa raste të pastra. Interi iu afrua golit disa herë, por kishin fatin kundër. Fillimisht ishte Lautaro që i vetëm me portierin gaboi, ndërsa Barella pa që gjuajtja e tij me kokë fillimisht të ndalej nga traversa dhe më pas nga Lukaku, që bëri rolin e mbrojtësit kundërshtar. Belgu flirtoi gjithashtu me golin, por një gjujtje e tij u ndal në vijën fatale nga portieri Ederson në minutat e fundit. Kështu City feston trofeun e Champions League, që e fiton për herë të parë në histori.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy