Pas 7 orë ndjekje nga tre shtete, gomonia “zhduket” në det

Pas 7 orë ndjekje nga tre shtete, gomonia “zhduket” në det

Pas ndjekjes dhe kërkimit nga uji dhe ajri, mjetet dhe forcat e Shqipërisë dhe Italisë nuk ia kanë dalë të kapin gomonen me trafikantë të dyshuar që fillimisht u pikas në Vlorë, por që tani dyshohet se është fshehur në ujërat mes Malit të Zi dhe Kroacisë.

Mjeti lundrues që lëvizte me shpejtësi në drejtim të Mezo-kanalit, Sazan u konstatua fillimisht rreth orës 13.50 nga Delta Forcë, Policia Kufitare dhe Policia e Vlorës në zonën e Karaburunit.

"Menjëherë në ndjekie të mjetit lundrues janë vënë 3 mjete lundruese të Policisë Kufitare dhe të Delta Forcë. Eshtë kërkuar ndihma e anijës "Oriku" dhe e Helikopterit të FA-së Gjithashtu është njoftuar GdF Durrës e Vlorë si dhe homologët Italianë. Menjëherë është ngritur në fluturim një helikopter "COUGAR" i FA-së, i cili ka ndjekur në ujrat neutrale për rreth 1 orë gomonen që lëviste me shpejtësi duke bërë manovra në det me qëllim ti shmangej ndjekies së helikopterit. Nga deti vijonte ndjekja nga anija "Oriku" dhe tre mjete lundrues të Policisë Kufitare dhe Delta Forcë. Në veprim është futur menjëherë edhe GdF-ja në Shqipëri e Itali", bën me dije policia.

Sipas policisë deri tani nuk është bërë e mundur kapja e gomones, pasi dyshohet se është fshehur në ndonje gji bregdetar, në ujrat territoriale midis Malit të Zi dhe Kroacisë, por vijon kërkimi nga ajri nga GdF. Gjithashtu është vënë në ndjekje edhe Policia malazeze.

Nga pamjet filmike të realizuara nga helikopteri i FA në bordin e gomones dallohen tre persona dhe disa bidona plastikë, ndërsa pjesa tjetër e bordit ishte bosh. Dyshohet se gomonia do merrte lëndën narkotike në Sazan me qëllim trafikimin në drejtim të Italisë.

Nga krehja e zonës në gadishullin e Karaburunit, në vendin e quajtur "Bristan", midis shkëmbinjve, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 28 kilogramë lëndë narkotike të ndarë në 5 pako. Policia Kufitare, Delta Forcë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë po vijojnë kontrollet në zonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy