
Ai e kishte mohuar ekzistencën e Covid-19 deri në muajin prill, por tani në Korenë e Veriut janë rreth 5 milionë persona të infektuar. Për Presidentin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, Covidi ka mbërritur në vendin e tij me tullumbace.
Kjo është teoria e mbështetur nga agjencia qeveritare KCNA, sipas së cilës virusi ka mbërritur në vend për shkak të fletushkave të kundër propagandës së kryer nga balonat e lëshuara nga aktivistët e Koresë së Jugut.
Agjencia citon një hetim që filloi pas infektimit të një ushtari 18-vjeçar dhe një fëmije 5-vjeçar, të cilët të ishin “rastet e para të etheve” për shkak të kontaktit me “objekte aliene”, pra tullumbace dhe fletushka.
Zona e “epidemisë së parë malinje” është ajo e Ipho-ri, në provincën e Gangwon. Sipas qeverisë, virusi mbërriti në Phenian në mes të prillit përmes njerëzve nga ajo zonë.
Rezultatet e hetimit, të publikuara gjatë së enjtes nga qendra shtetërore për parandalimin e epidemisë dhe emergjencave, ishin dorëzuar dhe miratuar tashmë nga Komiteti Qendror i Partisë së Punëtorëve me miratimin e liderit Kim Jong Un.
Komiteti gjithashtu urdhëroi lëshimin e udhëzimeve emergjente për mbikëqyrje mbi objektet aliene të bartura nga era apo fenomene të tjera klimatike dhe nga tullumbacet në zonat përgjatë kufirit.
Siç raporton KCNA, fletëpalosjet kanë qenë një burim tensioni midis dy Koreve.
Ndërkohë Qeveria e Koresë së Jugut hodhi poshtë pretendimet e asaj të Veriut, duke vënë në dukje se nuk ka shanse që shpërthimi i koronavirusit të jetë i lidhur “me këto materiale nga Jugu”.



