Historia e nënë Sabiresë, e bija rrëfen kalvarin e vuajtjeve të së ëmës në dyert e spitaleve

Historia e nënë Sabiresë, e bija rrëfen kalvarin e vuajtjeve të së ëmës në dyert e spitaleve

Në një lidhje skype nga Greqia Marinela Cullhaj ka rrëfyer kalavarin e vuajtjeve të nënës së saj Sabiresë e cila për 20 vite ka ndenjur në dyert e spitaleve duke kryer operacione të gabuara nga mjekët.

Ajo tregon se është operuar nga apendiciti gabimisht dhe më pas operacioni nga gurët në tëmth i bërë në mënyrën e gabuar i rrezikoi jetën dhe më pas ju desh ndërhyrja e mjekëve në Greqi që ajo të shpëtonte.

Mami nga një gjendje shumë kritike është shumë mirë, për mua është një mrekulli kur e shoh që ajo jeton.

Mbaj mend qëkur ishte e re kishte shqetësime, kur bënte kontrolle dhe vizita i thoshin nuk ke asgjë je ftohur. Por sa vinte dhe dhimbjet shtoheshin dhe më pas e operojnë nga apendiciti dhe pasi kthehet në shtëpi, mamit i nisin të njëjtat dhimbje dhe shqetësime.

Mbaj mend se mami shkoi te i njëjti doktor dhe bëri të tjera vizita dhe ata i thanë se gjendja jote na duket shumë serioze dhe përcaktuan se ka gurë në tëmth dhe vendosën ta operojnë sërish.

Pasi u operua sërish doli nga spitali dhe doktorët i thanë se kaloi e keqja jote, por pasi ajo erdhi në shtëpi ajo nisi sërish të shfaqte sërish të njëjtat dhimbje që sa po vinin dhe shtoheshin. E çojmë në urgjencë dhe në Tiranë i thonë ke gurë në kanalin e tëmthit.

Nëse do i kishin hequr tëmthin ashtu si ata thanë do e besoja, por ajo bëri operacion me gurë në tëmth dhe gurin nuk ja kishin hequr. Guri në tëmth që ata se kanë hequr kur ata duhet ta kishin hequr as në operacionin e tretë do i bënin një lidhje që gurët të rrëshqisnin nëse trupi i saj do i prodhonte, ata i bënë një lidhje që gurët të mblidheshin në një vend.

Pas operacionit të fundit mami kaloi shumë vite me shqetësime por jo shumë të rënda po prej një viti u bë shumë keq iu rikthyen të gjitha shqetësimet që kishte në fillim, për 1 muaj humbi 20 kile.

Bëri sërish vizita dhe analiza dhe mjekët në Elbasan dhe Tiranë i thoshin që diçka ke po se dimë se çfarë ke, e mbajtën 2 javë në spital dhe e dërguan në shtëpi me mjekim por ajo spati asnjë përmirësim. Gjatë gjithë jetës mami ka pasur vetëm shqetësime.

Pastaj mjekët në Greqi i dhanë fillimisht antibiotik, dhe për një javë u qetësua dhe ata na thanë se ka bërë operacionet e gabuara. Pas vizitave dhe analizave doktorët vendosën për operacion për të hequr gurët në tëmth, unë i thash e ka bërë, ai më tha që jo nuk i ka hequr dhe i ka të gjitha shqetësimet nga guri në tëmth. Kur e operoi dhe pa sa i vështirë që ishte ky operacion tha po ta dija këtë situatë nuk do e kisha marrë përsipër.

Tani ka 1 muaj e gjysmë që është operuar dhe gjendja është shumë më e mirë se si ajo ishte para operacionit. Pas 6 muaj do bëjnë një ndërhyrje tjetër për të pastruar gurët e tjerë sepse në trupin e saj është gjithandej me mbushur me gurë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy