Dy të asfiksuar nga gazi në Tiranë, humbën jetën gjatë natës në shtëpi

Dy të asfiksuar nga gazi në Tiranë, humbën jetën gjatë natës në shtëpi

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Marie Kraja”. Paraprakisht mësohet se shkak është bërë bombula e gazit që përdorej për ngrohje.

Pronari i një banese së bashku me një të afërmin e vet kanë shkuar për të bërë riparime në banesë dhe kanë qëndruar aty gjatë natës.

Si pasojë e rrjedhjes së gazit gjatë natës, janë asfiksuar të dy. Dy viktimat janë zbuluar nga policia, e cila u vu në lëvizje pas denoncimit të familjarëve. Pronari i banesës mësohet se jetonte në Greqi dhe kishte ardhur në Shqipëri për ta riparuar atë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy