
Protesta e banorëve të Rrjollit në Velipojë këtë të enjte u shoqërua me përplasje të ashpra që degraduan në dhunë fizike. Banorët pretendojnë se u goditën me grushte nga rojet private të punësuar nga kompania “Gener 2” që po ndërton resortin ‘Blu Borgo’.



