Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e ka cilësuar fushatën zgjedhore në Shtetet e Bashkuara “një situatë për të ardhur keq”.

"Seriozisht, natyrisht, është një pamje e dhimbshme. Dhe nëse sistemi i të ashtuquajturës demokraci amerikane prodhon rezultate të tilla ose një rrjedhë të tillë të fushatës zgjedhore, secili mund të nxjerrë përfundimet e veta se si është e gjitha e orkestruar, si është rregulluar ”, tha ai duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarit të VGTRK, Pavel Zarubin.

Deklarata e Lavrov i referohet debatit të dy kadidatëve për Shtëpinë e Bardhë, më 27 qershor. Presidenti aktual dhe ish-presidenti amerikan - Joe Biden dhe Donald Trump – u përballën live në Atlanta (Gjeorgji), një debat i cili sipas 2/3 të shikuesve u fitua nga Trump.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të zhvillohen më 5 nëntor. Trump ka siguruar tashmë votat e mjaftueshme të delegatëve për t'u nominuar si kandidat presidencial republikan. Biden, i cili kandidon për rizgjedhje, ka siguruar mjaft vota demokrate. Kandidaturat e tyre do të miratohen zyrtarisht nga partitë e tyre në fund të kësaj vere.