
Rreth 11 mijë persona në të gjithë vendin, kanë kërkuar ndihmën e mjekut të familjes në poliklinika si pasojë e prekjes nga gripi dhe viroza e stinës.
Epidemiologu Artan Simaku, thotë për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, se në vend po qarkullojnë bashkërisht gripi, Covid dhe virozat tjera respiratore.
Stina e gripit përcaktohet fillimi i muajit nëntor deri në muajin maj. Nga eksperienca shumëvjeçare e qarkullimit të gripit në Shqipëri, piku i gripit arrin në muajt janar dhe në fillim të muajit shkurt, pra ende jemi në fillim të qarkullimit të grupit dhe virozëve te tjera respiratorë dhe trendi i rritjes është në javë për të arritur pikun në muajin janar.
Kemi qarkullimin e gripit, bashkqarkullimin e Covidit, dhe të virusit reporator sensecial i cili prek kryesisht moshat fëmijërore dhe qarkullojnë virozët tjera respiratore, që janë çdo vit.
Pra, kemi bashkqarkuillim të gripit, covidit dhe virozëve tjera respiratore.
Epidemiologu Simaku, sjell në vëmendje simptomat e gripit dhe virozavë të cilat po qarkullojnë, por për të cilat nuk duhet kaluar pa vizitën e mjekut klinik
Shenjat e gripit dhe të virozëve tjera respiratore vetëm mjeku klinikist mund ta vërtetojë, dhe ta dallojnë nëse është një grip apo virozë respiratore.
Këto kanë të përbashkët kollën, temperaturën, lotim sysh, dhimbje muskujsh dhe nje gjendje e përgjithshme e përkeqësuar.
Edhe brenda këtyre virozëve mjekët e bëjnë cilësimin, por nëse fëmija apo i rrituri është prekur nga gripi, shënohet me temperaturë të lartë, gjendja klinike është më e rënduar, të gjitha simptomat janë më të shprehura. Nuk duhet lënë në dorën tuaj, por të vizitoheni për të marrë mjekimin e duhur.



