Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj Shërbimit Informativ, duke u shprehur se ai ka qenë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Ergys Agasit dhe është përdorur për qëllime politike dhe elektorale.
Në deklaratën e tij, Berisha akuzoi SPAK-un për heshtje, duke pretenduar se institucionet kishin dijeni për këto aktivitete.
Ai shtoi se Ergys Agasi, sapo mori detyrën, përdori SHIK-un për të vënë nën përgjim dhe survejim të plotë persona dhe struktura të përfshira në procesin zgjedhor, përfshirë edhe task-forcën e ngritur nga SPAK për zgjedhjet.
“Sa herë e kam denoncuar këtu para jush Ergys Agasin unë? Takimet e tij tek një lokal Sofra e Kuajve apo si quhej ajo... Kodra e Kuajve tek Shkëmbi i Kavajës, ku takohej Gysi Agasi, Elvis Doçi, Suel Çela. Rregullisht. Dhe bashkërendonin krimet elektorale të dy. Dhe kur unë i denoncova, e ndërruan lokalin dhe shkonin takoheshin tek shtëpia e Gjushit. Pra, nuk i dinte SPAK-u këto 100%. Por Gysi Agasi, sapo erdhi në detyrë, i ka regjistruar vetë ata, me SHIK-un. Task-forcën e krijuar nga SPAK-u për të ndjekur zgjedhjet që u serviri, Gysi Agasi me SHIK-un e vuri në survejim, në regjistrim të plotë, telefonat dhe të gjitha. Dhe e dinë ata shumë mirë. Ata e dinë. Po heshtin sepse e dinë që Gysi Agasi ishte njeriu i Edi Ramës. Kishte shkruajtur një gazetar me shumë të drejtë sot, ose dikush kush ishte thënë, zëvendëskryeministri në hije. Pra, të gjitha këto janë denoncuar. Është denoncuar prej kohësh që ai kontrollon Shërbimin Informativ Kombëtar. Jo një herë, disa herë dhe me fakte. Kurse për policinë e për Ministrinë e Brendshme s'e kishte gjë fare ai. Imagjinoni, kishte projekte për të marrë peng ministra. E kuptoni ç'ishte ai shtet? Ai ishte qeveria e Edi Ramës”.



