Fauci nxit amerikanët të bëjnë dozën përforcuese të vaksinës kundër Covid

Fauci nxit amerikanët të bëjnë dozën përforcuese të vaksinës kundër Covid

Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive dhe këshilltari kryesor shëndetësor i Presidentit Joe Biden, tha për emisionin “This Ëeek” të televizionit ABC, se “nuk ka mungesë qartësie” në lidhje me nevojën për doza përforcuese për shkak të rënies së efektivitetit të vaksinave të para me kalimin e kohës.

Eksperti u bëri thirrje të dielën miliona amerikanëve që janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19 të bëjnë dozat përforcuese “për të rritur mbrojtjen” ndaj virusit.

Deri më sot, 34.5 milionë nga 196 milionë persona të vaksinuar plotësisht në Shtetet e Bashkuara kanë marrë dozat përforcuese, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), megjithëse rreth 60 milionë vetë mbeten të pavaksinuar.

Ai tha se dozat e treta u japin njerëzve “qëndrueshmëri më të madhe”, megjithëse nuk është e qartë nëse ata që janë vaksinuar mund të vazhdojnë të kenë nevojë për vaksina përforcuese çdo gjashtë muaj ose çdo vit në të ardhmen.

Numri i rasteve të reja është përsëri në rritje në SHBA, me më shumë se 90,000 raste të reja të regjistruara çdo ditë së fundmi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy