Karboni mbështjell gjithë planetin, NASA publikon pamje, sasi rekord emetimesh

Karboni mbështjell gjithë planetin, NASA publikon pamje, sasi rekord emetimesh

Një re e madhe me dioksid karboni është duke mbështjellë Tokën. Agjencia hapësinore amerikane NASA ka bërë publike një video ku paraqet një mjegull të dendur dioksidi karboni që mbulon planetin dhe mund të sjellë probleme të mëdha në natyrë dhe jetën njerëzore. Shkencëtarët e kanë realizuar videon për të treguar sasitë e mëdha të dioksidid të karbonit që emetohen në atmosferë nga njeriu dhe ekosistemet natyrore thithin vetëm gjysmën e emetimeve. Një prej videove tregon situatën mbi Afrikë, Evropë dhe Lindjen e Mesme, ku shumica e transmetimeve të karbonit vijnë nga Evropa dhe Arabia Saudite. Retë e holla të kuqe që lëvizin mbi Afrikë korrespondojnë me zjarret me të cilat fermerët pastrojnë fushat e tyre pas korrjes. Në Azi, karakteristika më e dukshme janë çlirimi i karbonit prej karburanteve fosile që përdor Kina. Shkencëtarët thonë se emetimet e karbonit nga lëndët djegëse fosile janë shtytësi kryesor i ndryshimeve klimatike, po ashtu edhe zjarret masive kontribuojnë në ngrohjen globale duke reduktuar sasinë e karbonit që ekosistemet tokësore do të thithin në të ardhmen. Kjo për shkak se zjarret shuajnë bimësinë dhe pemët. Po ashtu, këtë fundjavë, një studim i ri i ra kambanave të alarmit se akullnajat në rajonin Hindu Kush të maleve të Himalajës po shkrihen me shpejtësinë më të madhe ndonjëherë. 80% e akullit të tyre deri në fund të këtij shekulli do të zhduket, nëse ngrohja globale vazhdon e pakontrolluar. Sipas studimit, shkrirja e akullnajave do të ndikojë drejtpërdrejt te jeta e miliarda njerëzve në Azi duke shkaktuar përmbytje, rrëshqitje dheu, ortekë dhe mungesë ushqimi pasi toka bujqësore do të përmbytet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy