Djali i Gaddafit kandidon për president të Libisë

Djali i Gaddafit kandidon për president të Libisë

Djali i diktatorit të ndjerë libian Moammar Gaddafi do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të muajin e ardhshëm. Sipas agjencisë zgjedhore të Libisë, Seifal-Islam Gaddafi dorëzoi dokumentet e tij të kandidaturës në qytetin jugor Sabah.

Në vitin 2011, djali i Gaddafit, u kap nga luftëtarët pas një kryengritje popullore që rrëzoi babanë e tij nga pushteti pas mbi 40 vjet në pushtet. Më vonë, Moammar Gaddafi u vra ndërsa zhvilloheshin luftime që u kthyen në një luftë civile.

Seifal-Islam Gaddafi u lirua nga burgu në Qershor të vitit 2017 pas më shumë se pesë vitesh. Atëherë ai i tha gazetës “New York Times” se po shqyrtonte mundësinë e kandidimit për president.

Gjatë dorëzimit të kandidaturës së tij, Seifal-Islam Gaddafi tha se “Zoti do të vendosë se cila është rruga e duhur për të ardhmen e vendit”.

Ai kishte veshur një mantel tradicional libian, çallmë dhe syze.

Libia do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 24 Dhjetor, pas disa vitesh përpjekjesh të udhëhequra nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për të siguruar një të ardhme më demokratike dhe për t’i dhënë fund luftës.

Votimi i shumëpritur përballet ende me sfida përfshirë përçarjen e thellë që mbetet midis lindjes dhe perëndimit të vendit, të ndarë prej vitesh nga lufta dhe prania e mijëra luftëtarëve dhe trupave të huaja.

Diktatori Gaddafi kishte tetë fëmijë, shumica e të cilëve luajtën role të rëndësishme në regjimin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy