Që në orët e para pas shpërthimit të luftës me Hamasin, Izraeli i dha dritën jeshile krijimit të një grupi elitar të inteligjencës të njohur si “Nili”.
Misioni i vetëm për momentin është gjurmimi i autorëve të masakrës së 7 tetorit që shkaktoi mijëra viktima civile dhe kapjen e mbi 200 pengjeve.
Sipas gazetës lokale Ynet, emri i koduar “Nili” ka një kuptim të dyfishtë. Një referencë e parë është si një akronim për “Netzah Yisrael The Yeshaker”, një citat i marrë nga një pasazh nga libri i Zanafillës (Samueli 15:29) që përkthehet “Lavdia e Izraelit nuk do të gënjejë”
Megjithatë, emri “Nili” i referohet gjithashtu një grupi spiunazhi pro-britanik i cili operoi në Palestinë gjatë Luftës së Parë Botërore.
Në nivel organizativ, “Nili” thith agjentë të përzgjedhur të cilët tashmë veprojnë në dy shërbimet sekrete ekzistuese izraelite: Mossad, përgjegjës për misionet jashtë vendit dhe Shin Bet, agjencia e inteligjencës për punët e brendshme.
Siç deklaroi ditët e fundit ministri i Mbrojtjes i Tel Avivit, Yoav Gallant, pas sulmit të 7 tetorit “nuk ka asnjë opsion të tretë. Liderët e Hamasit duhet të dorëzohen pa kushte ose do të vriten”.
Me nxitjen e qeverisë izraelite, me organizatën e re, Mossad dhe Shin Bet kanë krijuar një “bashkim teknik” për të gjurmuar anëtarët e komandos së Hamasit i cili udhëhoqi sulmin nga Gaza dhe udhëheqësit ushtarakë të Nukbha, forcat e Brigadave Ezzedin al-Qassam
Në ditët pas sulmit të Hamasit, ushtria izraelite tha se kishte eliminuar mbi 10 anëtarë Nukbha dhe figura të shquara politike si Jamila al-Shanti , gruaja e parë që u ngjit në krye të organizatës.
Në Rripin e Gazës “Nili” operon në mënyrë autonome duke përfshirë personelin e inteligjencës dhe atë ushtarak dhe duke ofruar informacion për forcën ajrore për sulme të synuara.
Ndër figurat që Izraeli tha se kishte goditur në Gaza janë Billal al-Qedra, i cili udhëhoqi Batalionin Khan Younis dhe Ali Qadhi, i konsideruar udhëheqësi i forcave elitare të Hamasit.
Veprimi i Nilit mund të shkojë më tej dhe gjithashtu të synojë komandantët ushtarakë të Hamasit si Muhamed Deif dhe udhëheqësin politik Yahya Sinwar.



