Dollenberg: Në çdo rast është vdekje nga Covid, ndiqni protokollin e OBSH-së (VIDEO)

Dollenberg: Në çdo rast është vdekje nga Covid, ndiqni protokollin e OBSH-së (VIDEO)

Fshehja e viktimave nga Covid-19 dhe diagnoza e përcaktuar në kartelën e tyre mjekësore si shkak për humbjen e jetës ka krijuar debate dhe polemika të mëdha në vend.

Nisur nga ky fakt, TVT ka intervistuar dr.Aurora Meta Dollengerg, nëpërmjet një lidhjeje Skype nga Gjermania, për të bërë një krahasim dhe për të dhënë opinionin e saj lidhur me çështjen e shumëpërfolur në Shqipëri.

Dollenberg shprehet se ky shqetësim ka sjellë debat të madh edhe në Gjermani, lidhur me diagnozën e të pacientëve që humbin jetën, të cilët mund të jenë të infektuar me Covid, por kanë edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

“Kjo çështje ka sjellë debat edhe në Gjermani, pasi ka pacientë të cilët rezultojnë pozitiv nga Covid-19, por mund të jenë diabetik me sëmundje të zemrës. Në çdo rast të tillë, pavarësisht sëmundjeve, diagnoza për vdekjen është gjithmonë prej Covid-19. Ndërkohë, ka pacientë të cilët nuk kanë sëmundje bashkëshoqëruese por humbin jetën prej Cocid, atëherë diagnoza është e qartë dhe nuk a vend për diskutime” , është shprehur dr.Dollenberg.

Pyetur nga gazetarja mbi protokollin e bërë publik nga OBSH, mjekja shprehet se ky protokoll mbi diagnozën e vdekjes së një pacienti të infektuar me Covid, duhet të jetë unik në të gjithë botën.

‘’OBSH ka unifikuar diagnozën në të gjithë botën. Në rast se pacienti ka humbur jetën si pasojë e disa vlerave të larta, të cilat nuk kanë lidhje me Covid, por pacienti rezulton i infektuar, diagnoza është gjithmon ‘vdekje për shkak të Covid”, ka theksuar ndër të tjera Dollenberg.

Sipas mjekes, sëmundjet bashkëshoqëruese të pacientëve të infketuar po sjellin edhe një abuzim me shifrat, duke u fshehur pas diagnozës së pacientit, por në të gjitha rastet duhet ndjekur me rigorozitet protokolli i OBSH-së .

“Numri të vdekurve duhet parë nga kriteret e OBSH-së, pasi diagnoza e pacientëve mund të sjelli abuzim me shifrat, qofshin këto të larta apo dhe të ulëta”.

Mjekja ka shpjeguar ndër të tjera edhe rrezikun që mund të sjellë përdorimi i antibiotikëve pa kriter tek pacientët me Covid.

Antibiotikët janë shumë të dëmshëm, dhe moda që po ndiqet në Shqipëri duhet stopuar. Për të qënë të sigurt mjekët japin antibiotik, por kjo gjë është e gabuar, pasi në të ardhmen nëse pacienti do të ketë vërtetë nevojë për antibiotikë, trupi nuk reagon më. Ta stopojmë këtë lloj trendi. Vetëm nëse kemi infeksion bakterial, me temperaturë mbi 38.5, kollë, apo gëlbazë të gjelbër dhe gjendja nuk përmirësohet brenda 10 ditësh, atëherë duhet të përdoret antibiotiku. Në të kundërt, vetëm vitaminë C dhe paracetamol”, ka shpjeguar mjekja. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy