
Pas disa ditësh rritje progresive, numri i rasteve të reja me Covid në Kosovë sot ka shënuar rënie. Qeveria ka njoftuar masa të reja, ndërkohë që vendi po përballet edhe me temperaturat e ulëta. Megjithatë, mbyllja e shkollave mbetet një opsion që përjashtohet. Përmes një lidhjeje Skype, Faik Hoti, mjek dhe zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, tha se autoritetet kanë konkluduar se mbyllja e shkollave do të kishte kosto në procesin e nxënies, por edhe në shëndetin mendor të nxënësve.
Mbyllja e shkollave është opsioni i fundit. Ministria e Arsimit është e vendosur të mos ketë mbyllje të shkollës. Konsiderohet se përveç dëmit në procesin e nxënies, mund të ketë edhe dëme në kuptim të shëndetit mendor. Për më tepër jemi në fund të semestrit.
Në Kosovë, varianti Omicron është dominues. Raporti i fundit tregon një rënie të lehtë të rasteve ditore. Masat e fundit u morën si pasojë e rritjes së rasteve të reja.
Sa i takon masave në pikat kufitare, Hoti sqaroi tre opsionet e parashikuara nga qeveria e Kosovës.
Janë tri mundësi: në Kosovë futen persona me tre doza, me dy doza dhe test PCR të kryer në 24 orët e fundit. Për shtetasit e Kosovës, nëse nuk kanë kryer vaksinimin, hyjnë dhe karantinohen duke kryer edhe testin PCR.



